75 Mall Live Search
15:07 / E Enjte, 01 Janar 2026 / AR

Me foto familjare, Alban Skenderaj uron Vitin e Ri

Këngëtari i njohur, Alban Skenderaj ka uruar Vitin e Ri me një fotografi familjare.

Ai ka uruar që ky vit t’i gjejë njerëzit me paqe në shpirt dhe buzëqeshje çdo ditë.

“Gëzuar Vitin e Ri nga familja jonë! Me zemrat plot mirënjohje për gjithçka që lamë pas dhe me shpresë, shëndet e dashuri për gjithçka që vjen”.

“Urojmë që viti i ri t’ju gjejë pranë njerëzve që doni, me paqe në shpirt dhe buzëqeshje çdo ditë. Gëzuar 2026”, ka shkruar Skenderaj.