Me fotografi nga kabineti, Kurti: Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot shënon dy vjetorin e besimit të 51 për qind të votuesve në vend.
I pari i Qeverisë ka ndarë një fotografi bashkë me disa nga pjesëtarët e mazhorancës, duke thënë se fitorja e 14 shkurtit ishte ndryshe.
“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet.
Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri.
Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi” shkroi Kryeministri.