14:01 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Me ftesë të Blinken, ministrja Gërvalla po merr pjesë në Global Coalition në Arabinë Saudite

Me ftesë të Sekretarit amerikan të  Shtetit, Antony Blinken, dhe të Princit arab, Bin Farhan Al Saud, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë Donika Gërvalla po merr pjesë konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH-it që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Koalicioni Global për të mposhtur IS-in përfshin më shumë se 80 vende dhe vazhdon të koordinojë veprimet kundër grupit ekstremist, i cili më parë kishte kontrolluar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut.

Ministrja Gërvalla ka thënë se Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.

No description available.

Në kuadër të kësaj konference Gërvalla po zhvillon edhe  takime tjera palë të Global Coalition.