Me fund të shkurtë, Dua shfaqet seksi

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, dukej e mrekullueshme me një fund të shkurtër lëkure teksa ndau foto tërheqëse në Instagram.
Ajo zbuloi pamje mahnitëse nga udhëtimi i saj në New York, transmeton Indeksonline.

29-vjeçarja u shfaq shumë elegante me një palë çizme të zeza me lidhëse deri në gju, të cilat i kombinoi me fustanin seksi.
Dua kombinoi dukjen me një xhaketë me zinxhir përpara, teksa hante disa luleshtrydhe.

Kujtojmë që artistja po shijon romancën me Callum Turner për më shumë se një vit./Indeksonline/
