75 Mall Live Search
10:40 / E Enjte, 18 Mars 2021 / Blerim

Me Furyn s’ka meç, Wilderin e fton boksieri tjetër britanik

Deontay Wilderi është duke hulumtuar për kundërshtarin e radhës në boks.

Boksieri amerikan nuk ka arritur të bënte marrëveshjen e tretë me Tyson Furyn dhe ka mbetur pa kundërshtar, transmeton IndeksOnline

Megjithatë një tjetër britanik i ka kërkuar luftë Wilderit. Është Dillian Whyte që ka kërkuar një meç me 35-vjeçarin.

“Po, do të ishte diçka interesante”, ka thënë Whyte.

Wilderi nuk ka luftuar që nga shkurti i vitit të kaluar, ku u mposht me nokaut nga Fury.

Nga ana tjetër, Dillian Whyte u mposht në meçin e 22 tetorit ndaj Alexander Povetkinit./IndeksOnline/