20:43 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Me fustan shumë të hapur, Marina pozon pranë Getit në Dubai

Geti dhe Marina Vjollca kanë vendosur që ditët e para të janarit t’i kalojnë në Dubai.

Një nga vendet më luksoze dhe më të bukura sigurisht për t’i kaluar ditët e netët.

Dyshja madje kanë publikuar fotografi të shumta nga këto pushime.

Sonte ata vendosën që të vishen më shumë klas, të kombinohen paksa e të realizojnë një fotografi të bukur.

Por ajo çfarë bie në sy është fustani i hapur i Marinës, që gati i zbulon gjithçka. Moderatorja u mundua që përmes duarve të mbulohej paksa, por pavarësisht kësaj duket shumë provokuese përkrah burrit./Indeksonline/