Me fustan të zi, Blerta Deliu po shkëlqen në “Ballon Shqiptare” (Foto)
Edicioni i tretë i eventit “Ballo Shqiptare” me organizatore ish-misset Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada edhe këtë vit ka mbledhur emra të shquar nga fusha të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Në mesin e të ftuarve është edhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra, e cila ka zgjedhur që në këtë mbrëmje ta vesh një fustan të zi të shkurtër e që po i shkon jashtëzakonisht shumë./Indeksonline/