Me gardën e nderit dhe një “shqelm” nga Ismet Munishi, Dakut i bëhet “përhajër” ftesa nga Kosova

Mirlind Daku është grumbulluar për herë të parë në karrierë nga Kombëtarja A e Kosovës.
E sot në stërvitjen e Ballkanit pati festë me lojtarët që i bënë atij “Gardën e nderit”, por futbollisti për “fat të mbarë” u godit me shuplakë nga shokët e skuadrës.
Në fund një shkelm i’a dha edhe trajneri Ismet Munishi, i cili vrapoi ta përqafoj fortë yllin e skuadrës së tij.
Daku duket shumë i lumtur në videon e publikuar nga “Baba”.