75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Me gastronomët, artistët, ushtarët, sportistët, mjekët, ky është Daut Haradinaj

Daut Haradinaj ka qenë përsëri një nga deputetët më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Vëllau i kryeministrit në detyrë njihet për aktivitetin e tij tejet aktiv tek të gjitha shtresat e shoqërisë.

Haradinaj njihet si një person shumë i afërt me familjet e dëshmorëve dhe veteranëve të luftës të cilët i viziton vazhdimisht.

Por, Dauti njihet edhe si një idol i të rinjëve ngase qëndron afër tyre pa kushte.

Kjo shihet edhe në aktivitetet e tij të cilat shpeshherë i publikon në profilin e tij në Facebook.

“Me Fatlumin e Tërstenikut të Drenasit që shkëlqen me shërbimin e tij. Respekt për Fatlumin dhe për të gjithë ata që punojnë në gastronominë e Kosovës” shkruan Daut Haradinaj në një postim me një të ri nga Drenasi.

Haradinaj shihet në takime të vazhdueshme edhe me sportistë, artistë, mjekë, ushtarë, gastronomë e qytetarë të thjeshtë./Indeksonline/