75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Gj. Sh

Me golat e dy shqiptarëve, Gjermania U21 preki finalen e Kampionatit Evropian (VIDEO)

Futbollisti me preardhje shqiptare, Brajan Gruda ka lënë gjurmë në Kampioantin Evropian U21, i cili po zhvillohet në Sllovaki.

21-vjeçari i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë, arriti të shënoj gol në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Francës, e cila përfundoi me fitoren 3-0 të ”pancerave”, fitore kjo që i dërgon në finalen e madhe, shkruan IndeksOnline.

Bruda u aktivizua në 19 minutat e fundit, derisa shënoi golin e tretë për Gjermaninë, në 90+3.

Një tjetët futbollist i cilli ka gjak shqiptari, Nelson Weiper i cili e ka nënën shqiptare, arriti të shënoj gol sonte ndaj Francës.

Ai shënoi golin e parë për kombëtaren e Gjermanisë, në minutën e 8-të.

Weiper ditë më parë e ka konfirmuar se është kontaktuar nga FSHF-ja, që të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.

20-vjeçari është aktualisht lojtar i skuadrës gjermane Mainz, ku sezonin e fundit shënoi tre gola në Bundesligë.

Në finale e madhe, Gjermania U21 do të përballet me Anglinë U21, ndeshje e cila zhvillohet të shtunën nga ora 21:00, në stadiumin ”Tehelne pole” në Bratislava./IndeksOnline/