75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / G T

Me golin e Amir Rrahmanit Napoli i Contes rikthehet në pozitën e parë në Serie A

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore të madhe në javën e 17-të në Serie A, pasi mposhti 1:2 Genoan.

Dy golat në pjesën e parë për mysafirët i shënuan: Anguissa dhe Amir Rrahmani, shkruan Indeksonline

Dhe pikërisht goli i Amir Rrahmanit ia siguroi tri pikë sonte skuadrës së Anotnio Contes.

Kjo për shkak se në pjesën e dytë, skuadra vendase shënoi një gol me anë të Pinamontit.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e 38 pikëve në pozitën e parë në tabelë, një më shumë se Atalanta (37), që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/