75 Mall Live Search
10:07 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / Gj. Sh

Me golin e shënuar ndaj Udineses, Rajinders barazoi rekordin e lëgjendës së Milanit

Tijjani Reijnders po kalon sezonin më të mirë në karrierën e tij.

Mesfushori holandez mbrëm shënoi golin e katërt për skuadrën e Milanit, në fitoren 4-0 ndaj Udineses, shkruan IndeksOnline.

Ky ishte goli i 10-të në Serie A këtë sezon dhe i 14-ti nëtë gjitha garat për 26-vjeçarin.

Reijnders kësisoj hyri në histori, pasi i bë holandezi i dytë që arrin numrin dy shifror të golave brenda një sezoni.

Vetëm legjenda e Milanit dhe Holandës, Marco Van Basten e ka bërë të njëjtën paraprakisht./IndeksOnline/