Me hanxharë dhe thika, një grup tunizianësh i shkon në derë të shtëpisë familjes shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Itali, ku të përfshirë kanë qenë edhe pjesëtarët e një familjeje shqiptare.
Sipas burimeve nga mediat italiane, mësohet se ngjarja është parandaluar në një familje shqiptare në zonën e Livornos, të cilëve u kanë mbërritur në derë të shtëpisë një grup tunizianësh të pajisur me hanxharë e thika, për të zgjidhur një çështje mes tyre, të mbetur pezull.
Ata janë shfaqur më 4 janar në derën e familjes shqiptare, që, sipas mediave italiane, është familje e shquar dhe me mjaft integritet në zonë.
Situata mjaft e tensionuar u zgjidh fatmirësisht pa dëme, falë alarmit të disa kalimtarëve dhe banorëve të cilët duke kuptuar rrezikun e rrethanave, kanë lajmëruar menjëherë policinë, duke bërë që grupi i tunizianëve të arratiseshin.