“Më i mirë se babai”, djali i Eden Hazard shënon gol fantastik për të rinjtë e Real Madridit

Djali i Eden Hazard, Leo Hazard duket se ka një të ardhme të ndritur në futboll, ndoshta me më shumë fat se babai i tij.
Eden i cili ka pasur shumë probleme tek Real Madridi vitet e fundit – assesi nuk po bëhet rehat me lëndime dhe nuk po mund ta gjejë formën e mirë që dikur e kishte tek ekipi i Chelseat, ku edhe shkëlqeu, shkruan LIG Sport.
Megjithatë, djali i tij duket se ka filluar të marrë hapat e parë në futboll dhe tashmë paraqitet për të rinjtë e Real Madridit.
Leo, 10 vjeçar ka arritur të realizojë një gol shumë të bukur në vikendin që lamë pas. Ai realizoi me një goditje të bukur nga distanca për avantazhin e Real Madridit.
Padyshim, Eden Hazard duhet të jetë krenar me zhvillimin e djalit të tij.
A goal scored by Leo Hazard!!! Son of Eden Hazard!!! pic.twitter.com/2Yfe3BqvPr
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) April 10, 2023