75 Mall Live Search
10:55 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / B O

Më i pëlqyeri te Mallorca, Vedat Muriqi uron Pavarësinë e Kosovës

Sulmuesi i klubit spanjoll (Mallorca), Vedat Muriqi ka uruar Pavarësinë e Kosovës përmes rrjeteve sociale. Sot shteti ynë feston 15 vjetorin.

Muriqi ka publikuar një foto ku shënohet “17 shkurt, Dita e Pavarësisë së Kosovës”, kurse këtij publikimi i ka dhënë edhe një mbishkrim, “15 vite shtet…”, shkruan Lajmi.net

Vedat Muriqi po kalon një sezon fantastik te ekipi i Mallorcas në La Liga dhe vërtetë është bërë një nga lojtarët më të pëlqyer. Përveç kësaj, atij i është vendosur edhe nofka “Pirati”.