Më i shtrenjtë se Samuel Eto’o, Mallorca jep shifër rekord në historinë e saj për Muriqin

Vedat Muriqi dëshiron të qëndrojë te Mallorca. Sipas lajmeve të gazetës Ok Diario, lojtari i Lazios ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll për katër vitet e ardhshme. Tani, megjithatë, është pjesa më e vështirë.
Sulmuesi dardan do të duhet të blihet për 12 milionë euro, sipas cmimit të vendosur nga bardhekaltrit e Lazios.
Negociatat mes dy klubeve kanë filluar, dhe klubi italian mund të bëjë një zbritje dhe të arrijë në 10 milionë euro. Asnjë euro më pak për të shmangur një humbje të madhe.
Klubi spanjoll ka dhënë dritën jeshile për t’i dhënë përparësi marrëveshjes, ka vullnet për t’u mbyllur shpejt.
Por paratë janë problem. Nëse Muriqi do të blihej për shifrën e 10 milionë eurove për Mallorca-n, do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.Shumë më tepër se 6 milionët e paguara në verën e 2001 Real Madridit për 50% të kartonit të Samuel Etos.
Gjithsesi gjërat kanë ndryshuar shumë nga jo kohë e deri më sot.