11:08 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Më i vjetri në parlament, por thuajse më i “varfëri”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci është një nga deputetët më të “varfër” të parlamentit të Kosovës.

Mikullovci në deklarimin e pasurisë ka deklaruar vetëm një shtëpi në vlerë 90 mijë euro. Pa veturë, pa tokë, pa kredi, Mikullovci ka vetëm 7420 euro para të kursyera në bankë.

Ndryshe, Mikullovci mbetet deputeti më i vjetur në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/