75 Mall Live Search
13:59 / E Martë, 23 Gusht 2022 / B O

“Më ike ditën që më linde”, Flori Mumajesi prek me fjalët për nënën e tij të ndjerë: Sot më erdhi era mushe…

Flori Mumajesi ka ndarë sot një mesazh prekës, duk kujtuar nënën e tij të ndjerë, e cila ndërroi jetë në 23 shkurt të vitit të kaluar për shkak të problemeve me zemrën.

Kantautori thotë se e ka humbur nënën në ditën e tij të ditëlindjes, pikërisht në datën 23, ndërsa i dedikon disa fjalë të ndjera njeriut më të shtrenjtë në botë, që është nëna.

albsig
“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori në foton që ka publikuar në Instastory.