75 Mall Live Search
11:41 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / OSH

Me Ilirin apo me Bekën? PDK-ja në Istog ka ende dyshime!

Të dielën që lamë pas qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për të preferuarin për të udhëhequr komunën e tyre.

Nga rezultatet preliminare 21 komuna kanë shkuar në balotazh. Ndër to edhe komuna e Istogut, ku prin Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Ilir Feratin me 7.607 vota.

Kurse partia e dytë, e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, me kandidatin për kryetar Bekë Berisha mori 4.947 vota, shkruan IndeksOnline.

Por kë do ta mbështes Partia Demokratike e Kosovës në këtë balotazh?

Kandidati për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj, që mori votën e 1.134 qytetarëve për IndeksOnline u shpreh se ende nuk është marrë një vendim i tillë.

Mirëpo, IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se PDK-ja ka pasur takime me dy palët, LDK-në dhe AAK-në, për të diskutuar për një mundësi bashkëpunimi.

Mëgjithatë, Nimanaj, u shpreh se për pyetjen se kë do ta mbështes PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme më 14 nëntor, do të bëhet publike përmes një komunikate.

“Pas konsultimeve të brendshme që i kemi do të vendosim për këtë. Por ne do të dalim me një komunikatë dhe do t’iu informojmë zyrtarisht. Ende nuk kemi ndonjë vendim”, tha ai për IndeksOnline.