Me imazhe nga fëmijëria, Dua Lipa dedikim emocional për nënën
Në ditën ndërkombëtare të nënës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur fjalët më të bukura për ta uruar nënë e saj, Anesa.
Me disa imazhe nga fëmijëria, Dua ka uruar nënë duke e falënderuar që e ka e mësuar të jetë personi që ajo është sot, shkruan Indeksonline.

““Urime Dita e Nënës për heroinën time, faleminderit që më mësove që shëndeti dhe lumturia gjithmonë vijnë së pari dhe që puna e madhe dhe pasioni gjithmonë do të jenë forca shtytëse për ëndrrat e mija. Të dua”, ishin fjalët e Duas.
