75 Mall Live Search
13:09 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Me iniciativë të Osmanit dhe shtetit të Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara

Falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe me mbështetjen e Qatar Fund for Development në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe të Katarit, kanë filluar ekzaminimet mjekësore në Kosovë për invalidët e luftës.

Kjo si pjesë e një projekti që do t’i pajisë ata me proteza ortopedike të avancuara dhe trajtim mjekësor të specializuar.

Lidhur me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohje të thellë ndaj Qatar Fund dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, duke theksuar se kujdesi për invalidët e luftës është një detyrim moral, shtetëror dhe njerëzor.