75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Më intimë se kurrë, Justini dhe Hailey në shtrat për revistën “Vogue”

Janë në mesin e çifteve më të përfolura në botë. Prandaj edhe ofertat për të qenë pjesë e revistave më të njohura janë të shumta.

Por, Justin Bieberi dhe Hailey Baldwin zgjodhën revistën e famshme “Vogue Italia” për të pozuar në disa imazhe mjaft intime, në numrin e muajit tetor.

Dyshja mbuloi ballinën e revistës italiane, teksa u shfaqet intime në pozat nga shtrati.

Të njëjtat fotografi çifti simpatik i ndan edhe me adhuruesit në Instagram, duke falënderuar revistën për këtë fotosesion.

Kujtojmë se Justini vazhdimisht publikon fotografi ku shihet me bashkëshorten e tij, modelen e njohur të cilës ia shpreh dashurinë publikisht sa herë t’i jepet mundësia./Indeksonline.