75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 30 Maj 2025 / H F

Me “izën” e Kurtit, Bulliqi ia mësyn përsëri garës për kryetar të Podujevës

Shpejtim Bulliqi synon ta udhëheqë Komunën e Podujevës edhe për një mandat të dytë.

Lëvizja Vetëndosje i ka besuar Bulliqit këtë kandidaturë për zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë komunë.

“Po do të jemë përsëri kandidat. Është shpallur zyrtarisht kandidatura për kryetar të Komunës së Podujevës. Në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në prezencë të strukturave të partisë dhe me prezencë të kryeministrit Albin Kurti”, ka konfirmuar Bulliqi në një bisedë për IndeksOnlinen.

Bulliqi, i cili udhëheq komunën që nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020, konsiderohet si një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes në nivel lokal dhe ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga baza e partisë në Podujevë./IndeksOnline/