23:30 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / AR

“Më joshi dhe më mësoi drogën kur isha 16 vjeç …”/ Modelja flet për lidhjen sekrete me Maradonën

Legjenda e futbollit, i ndjeri Diego Maradona, sipas deklaratës së fundit të një prej ish-të dashurave të tij, e joshi këtë të fundit kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe më pas i dha asaj kokainë.

Bëhet fjalë për modelen kubaneze Mavys Alvarez, e cila ka zbuluar këtë vetë në një intervistë një intervistë me 4 pjesë në televizionin America TeVe, ku foli edhe për marrëdhënien e saj me argjentinasin, madje se si më pas i ndjeri e kishte bulizuar duke i thënë që të bënte operacion gjoksin.

Alvarez theu heshtjen për marrëdhënien e tyre duke u shprehur kështu: “Diego më njohu me drogërat për herë të parë kur isha 16 vjeç, ishte gabimi më i madh i jetës time”.

Modelja 37-vjeçare e mbajti sekret për kaq kohë të gjatë lidhjen e tyre nga frika e mentalitetit të familjes së saj që ende jeton në Kubë.