Me karton të kuq në fund për Evertonin, gol i anuluar nga “VAR” për Liverpoolin, mbyllet derbi anglez

Tashmë, ka përfunduar takimi ndërmjet Evertonit dhe Liverpolit, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.
Rezultati final u vendos në 2:2 pas 90 minutave lojë, ku çdo minutë i kësaj ndeshje ishte vërtetë emocionues, shkruan IndeksOnline
Me Manen e Salah që shënuan për Liverpoolin dhe Keane e Calvert – Lewin, të dyja skuadrat e mbyllën derbin në barazim.
Kështu, Jurgne Klopp dhe Ancelotti ndajnë pikët.
Të mos harrojmë se Van Dijk u lëndua në këtë takim në minute e 11’të, Richarlson u ndëshkua me të kuq në lojën shtesë, dhe goli i fitores që e shënoi Henderson për Liverpoolin, porqë u anulua nga “VAR” për pozicion jashtë-loje.