Me kë po krahasohet e dashura e re e Brad Pitt-it?

Brad Pitt dhe George Clooney erdhën në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia me partnerët e tyre. Brad mori me vete të dashurën e tij 26-vjeçare Ines de Ramon, ndërsa George erdhi me gruan e tij Amal.
Pasi ata të katër kaluan në tapetin e kuq përpara premierës së filmit Wolfs, në të cilin Pitt dhe Clooney luajnë, shumë filluan të shkruanin në rrjetet sociale se Ines dhe Amal ngjajnë jashtëzakonisht shumë, transmeton Indeksonline.
“Dhe Brad është me Amalin”, “Më duken të dy njësoj?”, “Bradi gjeti të njëjtën vajzë si George”, “Janë si binjakë”, janë disa nga komentet.
Brad dhe Ines janë filmuar në shoqërinë e çiftit Clooney një ditë para premierës së filmit. Fotografët i kapën ata teksa po shkonin në një restorant, ku darkuan së bashku./Indeksonline/
