Me kë të rrish, ashtu bëhesh, Tayna prezanton shoqet, që janë po aq seksi sa ajo

Tayna po e shijon jetën në maksimum pasi sukseseve të panumërta në karrierë.
Reperja e njohur, e cila vetëm pak javë më parë ka sjell këngën e re “Qe qe”, menjëherë udhëtoi drejt Amerikës për të kaluar pushimet e verës, shkruan Indeksonline.

Nga një qytet në tjetrin, nga një ndejë në një tjetër, kjo është përditshmëri e Taynas atje e nga ku po sjell edhe postime të ndryshme.
Të radhës në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka prezantuar femrat seksi me të cilat po shoqërohet atje.

E rrethuar me tri vajza po aq joshëse sa ajo, reperja nga Prizreni ka shkruar: “Ne flasim keq për ju në gjuhën shqipe”.
Bukuroshet shqiptare pozuan nga një jaht luksoz ku edhe kanë kaluan pjesë nmë të madhe të ditës të veshura vetëm me bikini./Indeksonline/