Me këmbë në 42 shtete, indiani mbërrin në Shqipëri për misionin e Nënë Terezës në Indi

Nitin Sonawane, indiani i cili ka udhëtuar deri tani në 42 shtete me këmbë, ka mbërritur këtë të diel në Sarandë.
“Po udhëtoj në këmbë përreth botës për të festuar 150 vjetorin e Mahatma Gandhi. Arsyeja perse jam këtu ka të bëjë me shqiptarët, konkretisht me gruan e veçantë, Nene Tereza e cila shërbeu në Indi”.
“Unë kam udhëtuar në 42 shtete. Sot jam në Sarandë dhe më pas do të udhëtoj për në Tiranë, dua të takohem edhe me Presidentin”.
Marshimi i paqes siç e quan ai, nisi nga India.
Nitin Sonawane ecën 6-9 ore duke përshkuar rreth 30 km çdo ditë në këmbë.
Qëllimi i udhëtimit të tij është njohja me traditat e vendeve ku udhëton dhe përcjellja e mesazhit të Mahadma Ghandi, “të shohim paqen tek njeri-tjetri.”