12:32 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / V R

Me këmishën zbërthyer, Dua Lipa provokon në imazhet bardhë e zi

Artistja shqiptare, Dua Lipa mbetet aktive në shumë projekte të ndryshme.

Përveç në muzikë, ajo është edhe imazh kryesor i shumë markave të njohura botërore, dhe prej kohësh Dua ka bashkëpunuar me “Pepe Jeans”, për një koleksion xhinsesh.

Dua edhe së fundi ka realizuar një fotosesion bardhë e zi për markën e njohur, ndërsa pyeti adhuruesit nëse ata kanë blerë xhinset e tyre.

Me një këmishë të zbërthyer, 25 vjeçarja “nxiti” adhuruesit me disa imazhe mjaft provokuese.

Ndryshe, Dua këtë të premte pritet që t’i lansoj bashkëpunimin e ri me Angele./Indeksonline/