10:32 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Me këngën që ia mësoi në sofër, tenori kosovar kujton babain në përvjetorin e vdekjes

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj ka qenë pjesë e TED Talks në Prishtinë, një nga ëndrrat e tij.

Ai përmes një njoftimi dhe videoje është shprehur të jetë i emocionuar, ku ka kujtuar edhe babain e tij të ndjerë përmes një këngë të cilën ai ia ka mësuar.

“Një ëndërr tjetër e bëre realitet. Ishte dëshirë e kamotshme me qenë pjesë e TED Talks, ku shfrytëzova rastin që në përvjetorin e vdekjes së babait tim ta këndoj këngën që e kam mësuar nga ai në sofrën tonë dhe ta kujtoj e t’i tregoj se derisa të marr frymë do ta bëj krenar për sakrificën që e bëri për familjen. U prehsh në paqe babë”, shkruan Lahaj, përcjellë Indeksonline.

Kjo këngë është përcjellë edhe nga kori i udhëhëqur nga kompozitori Memli Krasniqi./Indeksonline/