75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Më kërkonin të vrisja vetën”, Taylor Swift rrëfen periudhën e vështirë pas debatit me Kim Kardashian

Taylor Swift  thotë se drama e vitit 2016 me  Kim Kardashian  dhe  Kanye West  mori një tarifë për shëndetin e saj mendor.

Këngëtarja e njohur në një intervistë për “Vouge”, ka kujtuar sërish debatin me Kayne West dhe Kim Kardashian.

E gjitha filloj nga rreshtat e këngës së Kayne-s, i cili shprehej se ishte ai që e kishte bërë Taylor-in të famshme.

Dhe ylli televiziv Kim Kardashian duke e quajtur nepërkë dhe kaq u desh që e gjithë bota t’i vihej Taylor-it kundër.

Swift rrëfej gjithë ngjarjen në “Vogue”, duke rikujtuar periudhwn e vwshtirw qw kishte kaluar.

“Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është anuluar, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të ndahesha nga jeta”, ka thënë Taylor.

“Me miliona njerëz më thonin që të zhdukesha, kështu që unë u zhduka”, deklaroj ajo tutje.

“E dija menjëherë se duhej të bëja muzikë në lidhje me të sepse e dija se ishte mënyra e vetme që mund ta mbijetoja. Ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin tim mendor dhe gjithashtu të tregoja historinë e asaj se si është të kalosh nëpër diçka kaq poshtëruese”, u shpreh Swift.

Ndryshe, projekti i fundit i këngëtares titullohet “Calm you down” ndërsa ajo po përgatit albumin e ri “Lover” që do të publikohet me 23 gusht./Indeksonline/