10:06 / E Martë, 06 Prill 2021 / AR

Me këtë armë dyshohet që u krye mbrëmë krimi në Drenas

Sot është arrestuar 54-vjeçari Xhafer Bardiqi, i dyshuari për vrasjen e 15-vjeçarit dhe plagosjes së babait të tij, Bekim Mujës, në Gradicë të Drenasit, shkruan Indeksonline.

Të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Më poshtë është arma me të cilën dyshohet që u krye mbrëmë krimi në Drenas.

Sipas Policisë, është ngritur versioni i hetimit se ka të bëjë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin Gradicë.