75 Mall Live Search
18:23 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Me këtë autogol qesharak, Fulhami siguroi tri pikë në sekondat e fundit në Premier League

Skuadra e Fulhamit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Leeds Unitedit, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premier League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi lojtari i Leedsit (autogol), Gudmundsson, shkruan Indeksonline

Gudmundsson shënoi ndoshta autogolin më interesant gjatë këtij sezoni në të gjitha ligat.

Fulham me këtë fitore, shkon në kuotën e pesë pikëve në pozitën e 10-të./Indeksonline./