75 Mall Live Search
10:06 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Me këtë datë Gjermania fillon vaksinimin kundër Covid19

Gjermania ka caktuar datën për fillimin e vaksinimit kundër COVIDIT-19.

Gjermania do të japë vaksinën “Pfizer-BioNTech” kundër COVIDIT-19 më 27 dhjetor, me përparësi të moshuarve në shtëpitë e kujdesit, tha Qeveria e qytetit të Berlinit, raporton Reutersi.

Njoftimi erdhi deria Gjermania regjistroi numrin më të lartë të përditshëm të vdekjeve nga COVIDI-19 dhe ndërsa hyri në një bllokim të rreptë në një përpjekje për të ulur infeksionet në rritje.

Si anëtare e Bashkimit Evropian, Gjermania duhet të presë që Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) të miratojë vaksinën. Ajo pritet ta bëjë një njoftim më 21 dhjetor.

Një zyrtar i lartë i BE-së tha të mërkurën se blloku mund të japë miratimin e tij përfundimtar për vaksinën “Pfizer-BioNTech”, më 23 dhjetor.

“Shtetet federale do të fillojnë vaksinimin kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 më 27 dhjetor”, tha Qeveria e qytetit të Berlinit në një deklaratë pas një konference midis ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn dhe zyrtarëve të shëndetit nga 16 shtetet e Gjermanisë.