07:26 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / OSH

Me këtë ushtrim do të dukeni sikur po stërvitni me trajner personal

Kacavarjet janë ushtrime të shkëlqyeshme për qëndrueshmëri, forcim të bërthamës së trupit dhe shkathtësisë, sepse me një lëvizje të vetme aktivizojnë gjithë trupin

Trajneri personal Ivan Burevi për “Daily Star” ka theksuar që “fillimi është pjesa më e rëndë në procesin e dobësimit apo rritjes së aktivitetit trupor.

Ky është ushtrim funksional i cili mund të bëhet kudo qoftë, ndërsa ofron mundësi të ndryshme dhe avancim në të gjitha nivelet.”

Si ta bëni në mënyrën e duhur kacavarjen?

Filloni në pozicionin plank, duart tuaja të jenë në nivel me supet tuaja. Këmbët le të jenë të shtrira pas jush.

Kur të arrini pozicionin e përmendur, në mënyrë alternative filloni t’i tërhiqni gjunjët në drejtim të gjoksit.

Bëjeni këtë 30 sekonda, pastaj 20 sekonda pushoni.

Përsëriteni tri deri në pesë herë.