16:47 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Me këto 5 pyetje psikologjike mund të njihni menjëherë karakterin e një personi

Bisedat e ‘thella’ janë diçka shumë e rëndësishme në jetën tonë. Përveç lidhjes që krijohet, gjithashtu ky lloj komunikimi ndihmon të njihni shumë mirë personin që keni përballë.

Sipas ‘Bright Side’, këto 5 pyetje psikologjike do ju ndihmojnë të arrini atë që doni. Këto pyetje nuk kërkojnë përgjigje ‘Po’ ose ‘Jo’ dhe nuk ka përgjigje të sakta, megjithatë ndonjëherë një pyetje e mirë është një përgjigje.

1. Nëse do të kishe një zarf me datën e vdekjes tënde, do ta hapje?

Në bazë të përgjigjes, kuptoni mendimet e personi rreth jetës në përgjithësi, si dhe fatalizmin e tyre.

2. A do ishe mik me veten tënde?

Me këtë pyetje zbuloni vetëbesimin e tyre, pikën e fortë dhe dobësitë.

3. Nëse do kishe një shkallë vlerësimi mbi kokën e një personi, çfarë do të doje të vlerësoje? Statusin në shoqëri, nivelin e lumturisë apo pasurinë?

Me këtë pyetje mund të kuptoni prioritetet e tij dhe vlerat.

4. Çfarë bën ti ndryshe nga të tjerët?

Kjo pyetje ju ndihmon të kuptoni vetëvlerësimin, nivelin e ‘çmendurisë’, sensin e humorit dhe se sa unik janë.

5. Nëse partneri juaj nuk e merr vesh asnjëherë që ju e keni tradhtuar aksidentalisht, do t’ia tregonit?

Kështu kuptoni standartin e moralit të personit dhe sjelljen ndaj njerëzve të tjerë./revistawho.com