75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Me këto fjalë, Rita Ora përshkruan performancën e ‘zjarrtë’ në ‘Alba Festival’

Vikendin që lamë pas u mbajt festivali i njohur ‘Alba Festival’ i cili mbahet në Cyrih të Zvicrës dhe mbledh disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Edhe ky edicion në skenë ngjiti disa nga yjet e muzikës shqiptare, para një numri të madh adhuruesish dhe një atmosfere impozante, këngëtaret si Kida, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu e shumë të tjerë dhuruan performanca fantastike të hiteve të tyre më të njohura, shkruan Indeksonline.

Këtë edicion e ftuar speciale ishte ylli i muzikës kosovare me famë botërore, Rita Ora e cila këndoj dhe dhurojë atmosferë të mrekullueshme para mijëra fansave.

Vet Rita ka sjellur disa imazhe nga kjo pjesëmarrje, “Ky vikend ishte i mrekullueshëm”, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/