Me këto fotografi të “nxehta”, Rita Ora paralajmëron befasi javën që po vjen!

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram, për të bërë një njoftim për fansat e saj të shumtë.
Krahas disa fotografive të “nxehta” që i ka publikuar ajo ka paralajmëruar fansat për befasi në javën që po vjen, shkruan Indeksonline.

Paralajmërimi i saj ende nuk dihet a ka të bëj me ndonjë projekt të ri muzikorë por kjo vjen pas publikimit të disa fotografive nga gazeta “The Sun”, në të cilat u pa Rita pranë yllit televiziv, Joey Essex.

Madje dyshja u përfolën shumë nëpër media, se kishin kaluar natën së bashku. /Indeksonline/