23:23 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Me këto katër veprime mund ta fitojmë betejën me virusin, para krijimit të vaksinës!

Këshilltari Kryesor Mjekësor i Mbretërisë së Bashkuar, epidemiologu Chris Whitty, tha sot se shkalla e vdekshmërisë do të ulet pak këtë vjeshtë dhe dimër, sepse trajtimi tashmë është më i mirë. Por sërish u shpreh ai, do të kemi shumë vdekje. Nëse bëjmë pak tani, nuk jemi larg një situata katastrofike, paralajmëroi epidemiologu.

“Ky nuk është një problem i dikujt, është një problem i të gjithëve. Dhe nëse nuk e luftojmë bashkë, fitorja do të jetë e pamundur. Virusi, nuk është më i butë se në prill. Kjo është fjala e njerëzve, jo e shkencëtarëve. Nëse infeksioni vazhdon me ritmin e tij aktual, pa u ndërmarrë asnjë veprim, atëherë nga mesi i tetorit mund të ketë 50,000 raste në ditë në Angli dhe 200 vdekje. Jemi përballë një situate të vështirë sa i përket masave. Nëse nuk i ndërmarrim ato, virusi do të dalë jashtë kontrollit. Por nëse rikthejmë izolimin ekonomia do të rëndohet”, u shpreh epidemiologu Chris Whitty.

Ndonëse tha se deri në fund të vitit, do të ketë një vaksinë për një grup të caktuar njerëzish, ai sugjeroi se katër veprime, mund të na çojnë në një fitore, para krijimit të saj, informon dritare.net.

1. Ulni rrezikun tuaj individual duke larë duart

2. Vetë-izoloni nëse keni simptoma

3. Ndërprisni vizitat te familjarët

4. Dëgjoni shkencën: për vaksinën, informacione për virusin, diagnozat, simptomat, trajtimet, masat. Për gjithçka, dëgjoni vetëm shkencëtarët”, u shpreh epidemiologu.