Me këto skuadra mund të përballet Ballkani në fazen e grupeve të Conferenc League

Ballkani ka shkruar historinë e futbollit kosovar sonte. Klubi kampion i Kosovës është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Suharekasit arritën ta mposhtnin në dy ndeshjet ekipin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.
Ishte goli i Meriton Korenicës në minutën e 70-të i cili vulosi fatin e këtij takimi dhe kualifikimin e suharekasve.
Shorti për Ligën e Konferencës do të mbahet nesër diku rreth orës 14:30, pas shortit të Ligës së Evropës.
Më poshtë janë vazot e Konferencë Ligës, me të cilat mund të përballet Ballkani.
Skuadra kosovare bën pjesë në vazon e katërt.



