75 Mall Live Search
16:48 / E Martë, 11 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Me kontratën e re, Amir Rrahmani bëhet lojtari më i paguar i Kosovës në botë

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani, sic duket nuk e ka ndërmend të largohet nga Seria A.

Mediat italiane kanë shkruar se skuadra e Napolit dhe Rrahmani do të nënshkruajnë një kontratë të re.

Në kontratën e re, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2027 dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro neto në vit.

Kjo do ta bëj futbollistin si lojtarin më të paguar te Kosovës në botë. /IndeksOnline/