“Me kryetarin që e mbylli historinë me virusin”, Haradinaj viziton një nga kryetarët më aktiv gjatë pandemisë

Daut Haradinaj sapo ka publikuar pamje nga vizita e sotme në Suharekë. Shefi i grupit parlamentar të AAK-sëe ka quajtur kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremajn si kryetar që e mbylli historinë me virusin, pasi që i njëjti ka qenë një nga kryetarët më aktivë gjatë pandemisë.
Suhareka ka marrë lëvdata të vazhdueshme për luftën ndaj koronavirusit duke qenë prijëse në shumë masa të vendosura për qytetarët e saj.
”Me Kryetarin që e mbylli historinë me virusin. Suhareka pa asnjë të infektuar.
Shëndet e suksese Bali” shkruan Daut Haradinaj në njoftim./Indeksonline/