08:17 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Me kujtimet më të mira nga Kosova, Rita uron 11 vjetorin e Pavarësisë

Dje kudo në botë që flitet shqip është festuar 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

S’kishte si të mungonte as urimi në këtë ditë i yllit kosovar me famë botërore, Rita Orës.

Ajo në një video ku shiheshin të përmbledhura momentet më të mira që ajo ka kaluar në Kosovë, ka uruar vendin dhe qytetarët e saj.

Kujtojmë që Rita vitin e kaluar, pikërisht në 10 vjetorin e Pavarësisë, mbajti një koncert në shesh të Prishtinës./Indeksonline/