75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

“Me kunatën time të mrekullueshme”, Einxhel pozon me motrën e Dj Dagz

Lidhja mes Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz po vazhdon. Ata po qëndrojnë çdo moment bashkë.

Së fundmi Einxhel po gjendet në Prishtinë duke e shoqëruar të dashurinë në clube, shkruan Indeksonline.

Shkira ka publikuar disa momente nga nata e mbrëmshme ku shihet nën shoqërinë e Semi Jaupaj dhe motrës së partnerit të saj, Aurora Gumnishta.

Ndërsa shihen duke vallëzuar, ato nuk po hezitojnë t’i japin komplimente njëra-tjetrës.

Ka qenë motra e Dagz e cila ka shkruar krahas fotos me Einxhel: “Kjo kunata ime e mrekullueshme”./Indeksonline/