75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 02 Shtator 2020 / indeksADMonline

Me Kur’an në duar, Stresi thotë se veç mirë ka bërë në këtë jetë

Stresi shpesh herë arrin të marr vëmendjen përmes postimeve që bën në rrjetet sociale.

Reperi i njohur është mjaft aktiv dhe nuk i lë anash as postime që kanë të bëjnë me jetën personale.

Ajo që tërhoqi vëmendjen kësaj here ishte postimi i librit të shenjtë të myslimanëve Kur’ani, ku reperi shkroi disa fjalë, duke thënë se është munduar që çdo herë të bëjë mirë.

“Ndoshta nuk jam në rrugën që ti i madhi Zot do me m’pa, por veç mirë kam bo. Në besë nuk kam pre spiunuar kurrë. Mirë kam bërë po aq shumë sa dhe veten kam lënë mbas dore, por një gjë është e sigurt, besimi në ty 1000 për qind”, ka shkruar reperi.

Ndërkohë, Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe së shpejti pritet të publikoj bashkëpunimin me Morena Tarakun e që do të jetë i dyti me radhë për artistët./Indeksonline/