“Me LDK-në gjithmonë nisin epokat e shpresës për Kosovën”, Bejta zyrtarizohet si kandidate për deputete

Fiknete Bejta do të jetë kandidate për deputete nga dega e LDK-së në Prishtinë. Kjo u zyrtarizua dje në tubimin e mbajtur në Prishtinë ku i pranishëm ishte edhe Lumir Abdixhiku.
“Në Prishtinë dje nisëm turneun e ndryshimit, ku midis 20 të të nominuarve nga Prishtina për kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, do ta gjeni edhe emrin tim.
Nga tubimi i mbrëmshëm, u dëshmua se tashmë ka një energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm si asnjëherë më parë në LDK, por edhe një vizion dhe një program qeverisës të vërtetë, që do t’u shërbejë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Me LDK-në gjithmonë nisin epokat e shpresës për Kosovën dhe ky është moment i një kthimi të madh, që e kthen fuqishëm besimin dhe e rindezë dëshirën për punë dhe zhvillim”, shkruan Bejta në njoftim./Indeksonline/