16:02 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me LDK-në në qeverisje nuk do të ketë monopole

Lumir Abdixhiku, kandidat nga lista e LDK-së, duke shpalosur pikat e programit elektoral, ka nënvizuar që qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do të lejojë monopole, pra do t’i zhbëjë edhe ato ekzistueset.

LDK-ja beson ne konkurrencë, si mjet themelor për sigurimin e ekonomisë se tregut, zhvillimit dhe prosperitetit. Në këtë drejtim, Qeveria e LDK-se do te promovoje masa ligjore e administrative, qe zhvillojnë konkurrencën dhe ekonominë e vendit.