Me Lewandowskin s’ka hajgare, Bayerni e fiton klasiken

Ka përfunduar derbi i javës së 24-të në Bundesligan gjermane. Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmundit.
Pjesa e parë ishte e çmendur, pasi pamë katër gola, shkruan IndeksOnline.
Dy golat e parë u shënuan nga skuadra mysafire, me anë të Erling Haaland.

Por, gjatë pjesës së parë Bayerni barazoi shifrat në 2 me 2 me anë të Robert Lewandowskit.

Në pjesën e dytë u mendua se ndeshja do të mbyllet me rezultat të barabartë 2 me 2, por në skenë doli, Lewandowski dhe Goretzka që shënuan për rezultatin 4 me 2.
Me fitore Bayerni rikthehet në pozitën e parë, me 55 pikë, dy pikë më shumë se vendi i dytë, RB Leipzig (53). Kurse, Dortmund mbetët në pozitën e gjashtë me 39 pikë./IndeksOnline/