75 Mall Live Search
21:28 / E Martë, 21 Qershor 2022 / OSH

Me lopatë duke larguar breshërin, stuhia shkatërron të mjellurat në Podujevë

Një stuhi e fuqishme ka goditur Prishtinën dhe Podujevën në orët e pasdites.

Si pasojë e stuhisë dhe breshërit, kultura të shumta bujqësore janë dëmtuar e shkatërruar plotësisht.

IndeksOnline ju sjell pamjet nga momenti i stuhisë në Podujevë, ku thuhet se ka zgjatur rreth 30 minuta.

Në video shihet se shiu i furishëm dhe breshëri ka “shtrirë për tokë” të mjellurat në Lupç të Podujevës.

Madje, në pamje shihet një burrë duke larguar me lopatë breshërin para dyerve të shtëpisë./IndeksOnline/