Me lot në sy Elsa vajton fatin e saj të dhimbshëm, ka mbetur pa baba, ndërsa nënën e ka të verbër
Stop përcolli historinë e trishtë të familjes Korini, në një fshat në Delvinë. Kryefamiljarja Elvira Korini rrit e vetme dy fëmijë jetimë, Elsa dhe Elidoni. Ata kanë probleme me sytë dhe nuk marrin as ndihmë ekonomike. Stop dhe Fundjavë ndryshe nisin fushatën, për të ndihmuar këtë familje me shtëpi të re dhe mundësi jetese.
“Çfarë i kemi bërë ne të keqe Zotit, që kemi marrë këtë dënim kaq të keq. Unë nuk dua më këtu, dua të iki. Mua më shajnë shumë shokët nga babai im. Më thonë mamanë e ke qorre, babanë se ke fare… në klasën time më tallin më shumë dhe kjo më trishton shumë. Unë nuk e di cila është e vërteta, unë dua që ta kem babain tim, por nuk e kam. Dua t’i kem të dy si shokët dhe shoqet e mia, edhe shtëpinë. Edhe mamin dua që të më shikojë, por s’mundem. Nuk kam asnjë shoqe, dua edhe të kem shoqet e mia, por nuk i kam”, thotë mes lotëve vajza e vogël Elsa.